
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin ‘The Boss’ tek Uji i Ftohtë në Vlorë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.
Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.