Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Sipas policisë, pasi ka dhunuar të atin i ka marrë atij edhe një shumë parash.
“Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /gazetajone.com