Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se Lulzim Basha nuk e ka dashur kurrë fitoren e Partisë Demokratike.
Flamur Noka theksoi se, di shumë prej pazareve të tij, ndërsa shtoi se Basha s’ka dashur kurrë të bëhej kryeministër.
“I kam kuptuar me kohë, kam refuzuar të përfshihem në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës. Ka qenë një periudhë disa ditore negociatash dhe lutjesh nga Basha që të isha në listën e deputetëve të tij.
Di shumë pazare, kishte kohë që po i fuste thikën pas shpine PD-së. Nuk kam pranuar. Për hir të demokratëve që mos të dëmtohej fushata u futa në lista. Për Bashën e dija që ai nuk do kurrë fitoren. Ai nuk donte të bëhej kurrë kryeministër”, tha Noka.