Ato që dikur ishin dy nga mikeshat më të mira në showbizin shqiptar dhe shpreheshin se për njëra-tjetrën do sulmonin këdo, sot kanë prishur raportet me njëra-tjetrën. Po flasim për dy vajzat seksi Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.
Fillimisht është vënë re se dy modelet nuk ndiqen më në Instagram. Ato janë shumë aktive në këtë rrjet social ku shpesh shfaqeshin bashkë dhe bënin postime për njëra-tjetrën. Mirëpo, tanimë nuk ndiqen më dhe në ditët e sotme një ‘unfollow’ në Instagram përkthehet shpesh në prishje të marrëdhënieve.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre po “Gazeta Tema” shkruan se ato janë ftohur me njëra-tjetrën për shkak të një mashkulli i cili ka flirtuar me të dyja. Vetë dy protagonistet nuk kanë bërë asnjë reagim publik teksa detajet rreth kësaj situate mungojnë.
Dy vajzat nuk kanë ngurruar të tregojnë se lidhja e tyre është aq e fortë sa nëse njëra prej tyre ndodhet në një situatë jo të këndshme, tjetra i del në mbrojtje. Ish-velina publikoi kohë më parë një fotot në “Instastory” duke shkruar: “Vendosni një përshkrim kësaj fotoje”. Asokohe, një fans i shkroi: “Kur dikush ngacmon Oriola Marashin dhe del ti përpara”. “Gati në sulm për çdo rast”, shkroi më pas Oriola.
Madje, ato të dyja u konfiktuan me moderatoren Einxhel Shkira dhe sherri mes tyre degadoi në përplasje fizike. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për Kejvinën, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcente çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.
Einxhel tregoi atëherë ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola ndërhyri vetëm prej Kejvinës. “Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim asokohe.
Duket se këto kohë tashmë kanë marrë fund.