Protesta e ditës së sotme në Korçë po shoqërohet me përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ku ata kundërshtojnë rritjen e çmimeve.
Në pamjet e transmetuara live nga News24 shihet se qytetarët po tentojnë që të thyejnë kordonin e policisë, ndërkohë që ftohen shqiptarët të dalin nga shtëpitë dhe të protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Ky është shansi juaj që të mos vidheni!
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se në rrethrrotullimin e qytetit, atje ku po mbahet edhe protesta, janë bllokuar shumë mjete në trafik, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë.
Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe fermerët e qarkut të Korçës. “Nafta u ngrit, plehrat po ashtu. Çdo të bëjmë më me këtë shteti. Nuk mbjellim dhe korrim dot. Ti ulë taksat në maksimum se s’po bëhet gjë.”, tha një prej fermerëve.