Ndërsa moti i ngrohtë afrohet, shumë njerëz i vendosin qëllime vetes të hanë shëndetshëm dhe të kujdesen më shumë se kurrë për format trupore. Nëse po përpiqeni të humbni disa kilogramë, veçanërisht rreth zonës së barkut, mund të përfitoni nga disa zakone “sekrete” të të ngrënit që zakonisht kontribuojnë në rritjen e yndyrës së barkut – atë që e kemi problem më shumë se çdo gjë tjetër.
Më poshtë disa nga ndryshimet e shëndetshme që duhen bërë në rutinën tuaj të përditshme në mënyrë që të humbni yndyrën e barkut.
1. Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimeve ultra të përpunuara
Ngrënia e ushqimit të përpunuar mund të jetë një kontribues i shpejtë i yndyrës së barkut, por dietologët thonë se janë sasitë e porcioneve ato që bëjnë diferencën. Sipas hulumtimeve të fundit, madhësia e porcioneve të ushqimeve ‘fastfood’ dhe ushqimeve të paketuara si çokollata dhe pijet me gaz janë deri në 5 herë më të mëdha se në të kaluarën, gjë që mund të kontribuojë gjithashtu në rritjen e yndyrës së barkut.
2. Përdorimi i salcave të yndyrshme të sallatave
Përgatitja e një sallate të freskët mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për motin e ngrohtë. Por dietologët thonë se disa salca sallate mund të kenë yndyrë, sheqer dhe kalori të shtuara. Është mirë që ose të hiqni dorë nga salcat me shumë yndyrë ose të zgjidhni lëng limoni ose uthull për të reduktuar yndyrën që po merrni.
3. Ngrënia e gjalpit të kikirikut në sasi të mëdha
Gjalpi i kikirikut mund t’ju ofrojë shumë përfitime shëndetësore, por është e rëndësishme të shikoni madhësinë e porcioneve tuaja kur përpiqeni të humbni yndyrën e barkut. Disa prodhues zgjedhin të përdorin përbërës të shtuar si sheqeri, mjalti apo edhe çokollata për të përmirësuar shijen dhe strukturën. Këto çojnë në një rritje të shpejtë të kalorive dhe yndyrës në një porcion të vetëm gjalpë kikiriku. Megjithatë, edhe gjalpi natyral i kikirikut duhet të konsumohet me moderim.
4. Zgjedhja e kosit jo cilësor
Kosi mund t’ju ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore, por jo të gjitha llojet e kosit krijohen njësoj. Cilësia e kosit është një faktor i rëndësishëm në përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Kosi i bërë me yndyrë të lartë ose sheqer të shtuar dhe ëmbëlsues të tjerë mund të kontribuojnë në yndyrën e barkut. Është e rëndësishme të shikoni tabelën e lëndëve ushqyese të kosit përpara se ta konsumoni. Mundohuni të zgjidhni kos të lartë në proteina, pasi do t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur për më gjatë dhe të parandaloni ngrënien e tepërt.
5. Stresi dhe gjumi jo i mirë
Teknikisht nuk është një “zakon i të ngrënit”, por gjumi jo i mirë dhe stresi mund të ndikojnë në mënyrën e të ngrënit dhe zgjedhjet e ushqimit gjatë gjithë ditës. Stresi mund të rrisë yndyrën e barkut, pjesërisht, për shkak të rritjes së niveleve të hormonit të stresit, kortizolit. Ngrënia e tepërt e ushqimeve të gabuara është gjithashtu mjaft e zakonshme kur jeni të stresuar. Mungesa e gjumit gjithashtu mund të ndikojë në humorin tuaj, gjë që mund t’i bëjë shumë njerëz të hanë më tepër ushqime të përpunuara me sheqer dhe yndyrë të lartë.