
Një 54-vjeçare është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe më pas ka kanosur bashkëshortin e saj.
Policia nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që gruaja është arrestuar, dhe pritet të përballet me akuzat e dhunës dhe kanosjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.