Pas kaq vitesh pushim, Gent Pjetri u rikthye. Por rikthimi i tij erdhi me një sërë deklaratash të forta të cilat bënë mbarë publikun të shprehnin keqardhjen për Gentin.
“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba”, tregoi ai në një nga deklaratat e tij ku gjithashtu zbuloi edhe pengun e tij, për të patur një fëmijë.
Por ai ka surprizuar në një dalje të fundit ku ka zbuluar se ëshë në lidhje.
“Jam në një lidhje”, tha ai, ku nuk kurseu as batutat me të cilat solli në rikujtesën e publikut “doktorin” e viteve më parë, me buzëqeshjen që nuk i mungon.
“I lirë jam unë, unë jam pellazg jo ilir”.
Por doktori nuk kalon pa folur as për dashurinë e vjetër, dhe divorcin që nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë”, u shpreh Genti.
I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhtia, ai u përgjigj:
“Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.