Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë një shofer nga Kosova, pas aksidentit që i mori jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë Mentor Pajtoni, Amarildos.
Policia thotë se 27-vjeçari ishte duke lëvizur me motor në aksin Kavajë-Rrogozhinë, kur përplasi nga pas makinën e shtetasit J.S nga Kosova. Ndonëse shoferi i makinës rezultoi se nuk kishte konsumuar aklook, ai është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:
Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.
Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë