Djali i oligarkut të pllakave do të votojë për kryeqytetasit në Këshillin Bashkiak , kush është Bruno Geront Çela

Djali i biznesmenit Geront Çela , Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit. Të dhënat tregojnë se PSD ka marrë 3 këshilltarë deri më tani në Tiranë.

Kush është Geront Çela?

Geront Çela është biznesmeni i pllakave Brunes dhe aktualisht ka shumicën e aksioneve për ndërtimin e Vlora Marina bashkë me Samir Manen. Koncensioni i dhënë ndaj tyre për të prishur portin ekzistues dhe ndërtimin e kullave aty është shoqëruar me hije të forta dyshimi dhe akuzash.

Projekti i dyshimtë Vlora Marina 

Për muaj me radhë vijon debate në lidhje me atë që u quajt vjedhja e shekullit, siç është dhënia e portit të Durrësit te privati për të ndërtuar pallate dhe një port jahtesh për milionerët e Shqipërisë.

Çështja shkoi në Kuvend dhe u bë seancë plenare në lidhje me këtë grabitje të pronës së përbashkët të shqiptarëve për qëllime të pastërta fitimi të një grushti njerëzish pranë pushtetit dhe me lidhje te forta me oligarkët e vendit.

” Vlora Marina “, vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve

Me të drejtë, ajo që ndodhi në Durrës me projektin Durrës Yachts Marinë mund të konsiderohet “goli” i shekullit që u është bërë shqiptarëve ku tashmë përveç se toka publike në një vend shumë strategjik po jepet për të bërë pallate, por edhe po mbesim pa port.

Vjedhja e shekullit, pse askush nuk flet për Vlora Marina ku pasi e zhvatën, oligarket Samir Mane dhe Geront Çela po ngrenë pallate luksoze?
Vjedhja e shekullit, pse askush nuk flet për Vlora Marina ku pasi e zhvatën, oligarket Samir Mane dhe Geront Çela po ngrenë pallate luksoze?

Porti i ri thuhet se do të ndërtohet në Porto Romano, por për të ndërtuar atë do të duhen edhe qindra milionë euro dhe do të jemi të varur nga oligarkët.

Gazeta Jonë mëson se e njëjta skemë ndodhi edhe edhe Vlorë, thuajse në të njëjtën kohë, me një diferencë shumë të vogël muajsh. Por, nëse për Durrësin me të drejtë u bë “nami”, për Vlorën nuk foli askush.

Qeveria nuk ka se si të flasë pasi është vetë në “tavë”, opozita nuk flet për shkak të raportit të ngushtë me oligarkun Samir Mane që është ndërtuesi kryesor në projektin Vlora Marina, kurse mediat nuk flasin për shkak të buxheteve të mëdha të reklamës që ofrojnë Mane dhe Geron Çela i Brunesit për t’i mbyllur gojën çdokujt që tenton të flasë për një grabitje të pashembullt të pronës publike për të ndërtuar pallate oligarkësh dhe porte jahtesh siç po ndodh në Vlorë.

Ashtu si në Durrës, edhe në Vlorë është grabitur porti dhe aty do të ndërtohen pallate që po shiten me çmime super të shtrenjta duke mbushur xhepat e oligarkëve Samir Mane dhe Geront Çela, ndërsa Shqipëria dhe vlonjatët po mbesin pa port mallrash dhe pasagjerësh, i cili do të ndërtohet disa kilometra më tej.

Çfarë po ndodh realisht në Vlorë

ashtu si porti i Durrësit që po i merret shqiptarëve dhe po u jepet sheikëve arabë (ose politikanëve shqiptarë në prapavijë), porti i Vlorë po u merret shqiptarëve po ashtu dhe po u jepet oligarkëve Samir Mane dhe Geront Çela i Brunesit.

Mirëpo, askush nuk flet për këtë të fundit për shkak të buxhetit të madh të marketingut që kanë këta dy personazhe të njohur në Shqipëri.

Të gjitha mediat janë të mbushura me reklama të kompanive të Samir Manes dhe Geront Çelës, prandaj edhe nuk flet njeri.

Madje, Sali Berisha ishte pak ditë më parë në Vlorë dhe në vend që të fliste për masakrën që Samir Mane dhe Geront Çela po bënin në portin e Vlorës, vijonte e fliste për portin e Durrësit.

Një hipokrizi e paparë!

Ashtu si në Durrës, Mane dhe Çela kanë marrë portin e Vlorës dhe po bëjnë pallate aty dhe një port jahtesh duke e spostuar portin e qytetit diku tjetër.

Krahas mediave oligarkët Mane dhe Çela i kanë mbyllur gojën edhe politikanëve, të cilët po ashtu nuk po ndihen.

Kush po bën pallate në te porti i Vlorës

Marina Rezidences Vlorë  është subjekti që po angazhohet për ndërtimet rezidenciale në projektin e portit turistik të Vlorës që ka fituar statusin e investimit strategjik në 29 mars 2021 nga Këshilli i Investimeve Strategjike.

Marina Rezidences Vlorë zotërohet nga Marina di Valona, Balfin Group dhe Brunes.

Kompania Marina di Valona po ashtu është në pronësi të Geront Çelës duke e bërë atë një aksioner kryesor në këtë investim (të paktën në letra), kurse Samir Mane duket aksioner në minorancë (të paktën në letra).