Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili humbi jetën nga goditjet me thikë prej dy bashkëmoshatarëve të tij në Fier.

Dy kusherinjtë Flori dhe Klajdi Muka, akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Pas kësaj ngjarje, ka folur në një intervistë për ‘EuroneWs Albania’ nëna e Klajdi Mukës, njëri nga personat e përfshirë. Ajo tha se djali i saj nuk është fajtor për ngjarjen.

“U ndjeva shumë keq, u sëmura sepse vuaj nga zemra. Më vjen keq për nënë që humbi djalin e saj, i shpreh ngushëllimet se jam vetë nënë. Djali im ka qenë i pafajshëm pavarësisht se u përfshi në atë ngjarje. Klajdi nuk e njihte më përpara Grei Bihucin. Nuk e di nëse mund ta kenë nxitur persona të tjerë .Edhe djali im e ka përjetuar shumë keq pasi është tip i qetë. Shkonte në shkollë dhe mbasdite punonte. Në seancë gjyqësore e nxorën me arrest shtëpie sepse ishte i pafajshëm. Falenderoj avokatin që bëri çmos dhe drejtësia u vu në vend. Mesazhi im është që sa më shumë të ketë harmoni dhe mos të ndodhin këto gjera që ndodhën. Të ecin përpara në jetë dhe jo me sherre”, tha nëna e Klajdi Mukës.