Aktori Romir Zalla, vitin qe lam pas ka humbur njeriun e shtrenjtë, babanë. Ai si asnjëherë u përlot gjatë një interviste dhe ishte pikërisht momenti kur po fliste për të atin e ndjerë.
Sot, babi i Romirit do të festonte ditëlindjen dhe nuk ka munguar njëkujtim i ndjerë nga aktori.
“Çdo dt 3 Janar, kudo që të ishim mblidheshim për ditëlindjen tënde. Kishe qejf ta pinim një gotë verë bashkë. Megjithatë thoshe se ti mbaje mend që nëna thoshte që të kishte lindur poshtë një peme qershie dhe duhej të kishte qenë në Qershor ajo ditë e bekuar. E ç’rëndësi ka. Ne do të kujtojmë çdo ditë. Unë do ta pi një gotë verë me ty sot. Më ka marrë malli shumë Bab”, shkruan ai krah fotove familjare.