Viktima e shpërthimit me eksploziv në Elbasan është identifikuar si Kristi Balukja. 24-vjeçari tentoi t’i vendos tritol makinës së Renato Çepës, por lënda plasëse i shpërtheu në duar dhe si pasojë humbi jetën.
Sipas dyshimeve paraprake, Balukja dhe Çepa janë konfliktuar më parë fizikisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan. I riu, po vendoste lëndën plasëse në një makinë, tip “Volkswagen”, e cila ishte në pronësi të Renato Cepës, por i shpërtheu atij në duar. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari humbi jetën në spital.
Ndërsa, është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur ngjarjen.