Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka folur në lidhje me  atentatin me eksploziv ndaj makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca ku fatmirërisht shpëtoi pa lëndime.

Sipas Hoxhës, autorët nuk kanë dashur ta eliminonin fizikisht Benard Ndrecën, pasi nëse do të kishin këtë qëllim, do i vendosnin eksplozivi në krahun tjetër dhe jo atë të pasagjerit.

Gazetari paralajmëroi se fushata e 14 majit do të ketë përballje dhe përplasje. Sipas tij, atentati ndaj Benard Ndrecës ka njollosur fushatën që në momentin e parë.

“Edhe kjo fushatë janë kthyer në fushë beteje forcat politike që munguan në zgjedhjet e kaluara. Mosmarrja pjesë në zgjedhjet e kaluara, beri që i gjithë pushteti të kalojë në duart e mazhorancës. Rifutja në garë e forcave opozitare ka bërë që fushata, ka dhënë shenjat që do të jetë fushatë që do të ketë përballje dhe përplasje.  Në këto zgjedhje pritej që njësia e vogël të Vaut të Dejës të kishte garë por jo të këtyre përmasave.

Ngjarja që ndodhi në Vaun e Dejës me objetkiv Bernard Ndrecën, ka njollosur fushatën që në momentin e parë. Objektivi i atentatit ka qenë një përfaqësues politik i rëndësishëm për zonën që ne flasim. Kjo tërheq vëmendjen. Opozita do të cilësojë një sulm direkt ndaj saj dhe do akuzojë mazhorancën. Gjëja kryesore në këtë histori se nuk ka humbje jete njerëzore. Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore, ka njollosur imazhin e vendit. Është ngjarje që ka rritur klimën e tensionit në fushatë dhe ndodhi para vizitës së Escobar në Tiranë. Kjo ngjarje ka edhe në efekt tjetër, nuk e shamng dot efektin politik.

A kanë synuar ta eleminojnë fizikisht? Ata kanë vonuar 7 minuta për të vendosur eksplozivin. Ata nuk i pengonte që ta vendosnin eksplozivin nga ana tjetër që efekti do të ishte shkatërrues.  Fakti që e vendosën në krahun e pasagjerit, në pjesën e gomës, duket që eksplozivi, sasia nuk është e madhe por unë mendoj që nëse një profesionist  ka ndërmënd të të marrë jetën ai di ku ta vendos. Eksplozivi nuk ka synuar eliminim fizik”– tha Hoxha në FaxNews.