Gazetari Almer Toska ka deklaruar se SPAK do të fitojë para politikës, nëse do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përmendur këtu rastin e  zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Në “Opinion” në News24, Almer Toska tha Belinda Balluku ka dhënë 5 miliarde euro koncesione dhe se nga hetimet e SPAK është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademit.

“Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla, menyra se si janë shpërndarë paratë”, tha Toksa, ndërsa shtoi se Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt.

“Çështja e Belinda Ballukut është një nga më të rëndësishmet. Janë dhënë 5 miliardë euro konçensione. Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë. Tani kjo është një çështje që Dumani duhet të na tregojë nëse është i Edi Ramës apo i amerikanëve. Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt”, tha Toska, referuar burimeve të tij.

Në vijim gazetari përmendi dosjen e organizatës së Suel Çelës, ku sipas tij, dalin mesazhet e zyrtarëve që kanë përdorur bandën për zgjedhjet.

Ai tha se atje dalin emrat e njerëzve të mazhorancës dhe kjo është dosja e tretë e rëndësishme, që është provë për SPAK-un.