Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj private dhe bashkëshortin. Rudina dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj. Rudina shprehet se edhe pse punë e tyre kërkojnë shumë kohë, ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi.
“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetirn. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– tha ajo gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi.
Ajo u pyet nëse ka pasur momente që ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga puna e saj, dhe përgjigja që dha ai habiti të gjithë.
“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”–tha moderatorja.