2 pakistanezë planifikonin sulme terrorriste në Greqi. Autoritetet parandalojnë ngjarjen ku parashikohej që të shkaktonte rreth 50 viktima.
Objektivi i parë, ishte një restorant në Psirri, të cilin autorët kishin zgjedhur ta sulmonin ose me armë ose me eksploziv, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz. Por operacioni u shty, pasi ata nuk mundën të gjenin armët që kërkonin. Kontaktet u bënë përmes WhatsApp dhe ende nuk është e qartë se sa persona të tjerë janë kontaktuar me dy terroristët për propozimet e tyre.
Për çdo viktimë, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 Euro nga organizatori i rrjetit terrorist, një 30-vjeçar pakistanez që jetonte në Teheran dhe i drejtonte ata.
Dy pakistanezët e arrestuar, të moshës 27 dhe 29 vjeç, kishin jetuar në Zakynthos dhe Sparta gjatë viteve të fundit. Ata kishin hyrë ilegalisht në vend 5 vite më parë dhe siç edhe raportojnë mediat greke, njëri prej tyre ishte arrestuar një vit më parë pasi nuk kishte dokumentet e nevojshme.
Dy personat që tani janë në duart e autoriteteve greke u interesonte të vrisnin sa më shumë njerëz për të rritur shumën e parave që do të merrnin.