IMG_9231

Kryetarja e Bashkisë së Dimalit vijon “çmendurinë” e saj, për ta kthyer qytetin e guroreve, plot pluhur, baltë dhe me pyll të prerë, në një atraksion turistik.

Disa vite më parë shpenzoi 160 mijë euro për të rikualifikuar zonën e llixhave në atë qytet, i cili po sheh dita-ditës që kodra sipër të rrafshohet nga firmat e mëdha të guroreve.

Por, kjo s’e ka penguar Juliana Memën që të akordojë të tjera para për një projekt të dështuar, i cili megjithëse u rregullua për syrin e kureshtarëve s’kishte gjënë më të rëndësishme të llixhave; ujin!

Por, sërish kjo kryetare këmbëngul për ta vënë në funksion atë projekt, teksa ka akorduar një shumë tjetër, kësaj herë më të madhe sesa i gjithë investimi i mëparshëm.

Abuzimi me llixhat e Dimalit/ Juliana Memaj shpenzon 220 mijë euro për

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Dimalit për fazën e dytë të llixhave

Sipas dokumenteve që ka publikuar VoxNews, Memaj ka urdhëruar disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme për të realizuar një tjetër tender për llixhat, kësa herë vetëm për të çuar ujin.

Mësohet se është hapur procedura me objekt “rikualifikim llixha faza e dytë”, teksa fondi limit i këtij investimi është 21.6 milionë lekë, ose rreth 220 mijë euro.

Por, nëse investimi i ndërtimit kushtoi 160 mijë euro, do të duhen plot 220 mijë për të çuar ujin? Për një vepër të vogë do të duhen (bashkë me projektimin dhe mbikëqyrjen) plot 400 mijë euro? Dhe për çfarë, për një vaskë të vogël që mbushet me ujë. Aq më tepër që, sa u bë investimi i parë, humbi burimi.

Një paradoks i madh, i cili më shumë tregon se si bëhen punët në bashkitë e vogla. Apo si abuzohet me veprat publike dhe me paratë e taksave të atyre banorëve, të cilët primare kanë jetesën.

Por në vend që të vërë dorë mbi kodër, në rrugët e qytezës, sistemimin e rrugëve për t’i ndarë nga guroret, kjo kryetare vijon të këmbëngule për llixhat. Dy rrugë ka: ose kryetarja do të “mbulojë” abuzimin e parë ose tenton që t’i japë të njëjtës firmë të tjera para.

Abuzimi me llixhat e Dimalit/ Juliana Memaj shpenzon 220 mijë euro për

Faksimile: Tenderi i ndërtimit kushtoi 160 mijë euro, teksa pas investimit llixhat u thanë
Abuzimi me llixhat e Dimalit/ Juliana Memaj shpenzon 220 mijë euro për

Pas investimit llixhat u thanë

Sipas dokumenteve dhe fotove që disponon redaksia jonë, disa vite më parë Bashkia e Dimalit, që më parë ka pasur emrin Ura Vajgurore, akordoi një shumë prej 16 milionë lekësh.

Në vitin 2021 u hap tenderi me objekt “rikualifikimi i zonës së llixhave” në lagjen “28 Nëntori”. Mësohet se projekti i bë me shpejtësi për një “Shqipëri Turistike”, teksa fitues të kësaj procedure ishte bashkimi i operatorëve “KOLOSEU” dhe “FLED”, të cilët kishin edhe ofertën më të lartë në këtë tender me vlerë 15.6 milionë lekë. Firma tjetër që mori pjesë dhe kishte ofertë më të ulët u s’kualifikua.

Abuzimi me llixhat e Dimalit/ Juliana Memaj shpenzon 220 mijë euro për

FOTO: Llixhat e thara

Pa kaluar as 1 vit nga ndërtimit, lixhat s’kishin ujë. Mësohet se para investimit burimi kishte gjithmonë ujë, por duket se bashkia apo firmat kanë projektuar dhe ndërtuar gabim.

Më pas u bë një studim tjetër për zonën dhe tashmë u akordua një shumë prej 22 milionë lekësh. Por, kush mban përgjegjësi? Deri më tani Bashkia Dimal s’ka dalë në ndonjë konkluzion se i kujt është gabimi, i firmave apo i punonjësve të saj.