DOKUMENTI/ SPAK nis hetimin penal dhe pasuror për Erion Veliaj dhe familjen e tij, në rrjetë edhe vëllai Arbër Veliaj
Erion Veliaj dhe familja e tij në rrjetën e SPAK. Prokuroria e Posaçme nis hetimin penal dhe pasuror.
Syri.net ka publikur kërkesën që prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e Erion Veliajt, bashkeshortes se tij, Ajola Xoxa, vellait, Arbër Veliajt dhe nenes se tij, Shqiponjë Veliaj.
Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi.