Dy ish-konkurrentët e ”Për’puthen” të këtij sezoni kanë qenë të ftuar në emisonin ‘’ E Diell’’. Ata nuk kanë hezituar të flasin hapur për jetën e tyre private dhe raportin që kanë pas daljes çift nga emisioni i dashurisë.
Gjatë intervistës, Mikela u pyet se çfarë dëshiron të bëjë gjatë muajit të mjaltit. Ish-konkurrentja nuk hezitoi aspak me pergjigjen e saj, por deklaroi se do të kryente marrdhënie seksuale.
‘’Seks’’, u përgjigj ajo duke u shoqëruar me të qeshura.
Ndërkaq, ata gjithashtu bënë me dije se janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin dhe madje pindërit e Erionit nuk e dinin këtë.
‘’Kohët e fundit kanë fjetur më shumë te shtëpia ime sesa te shtëpia e tij’’, tha Mikela.
Kujtojmë se Erioni dhe Mikela dolën çift nga programi duke vendosur që ta vazhdonin njohjen e tyre jashtë syrit të kamerave. Madje, ata i bënë premtime njëri-tjetrit duke thënë se do të përpiqen të bëjmë më të mirën që lidhja e tyre të funksionoj duke filluar nga veshja, gatimet dhe kujdesja për qenin e Mikelës, Cocon.
Pjesë nga biseda e tyre:
Erioni: Premtoj që do e nxjerr Cocon shëtitje kur ti nuk mundesh. Do mundohem të jem sa më i qetë, edhe pse ngacmohet vetë i pari. Unë e thërras për të mirë, ai do me kafshu. Të premtoj që do të përgjigjem çfarë po bën edhe kur sapo kam hapur sytë. Të premtoj që nëse të mërzis, do të trokas tek dera e shtëpisë për të ta hequr mërzinë. Të premtoj që do ha gatimet e tua edhe nëse është si ai byreku që gatove herën tjetër.
Mikela: Kush i bën makaronat më të mira?
Erioni: Pusho se mami është duke parë. Mami i bën të mira, por ti edhe më të mira. Premtoj që do të të them çdo ditë sa e bukur je.
Mikela: Të premtoj që do jem shumë e kujdesshme në veshje. Kur të jesh me nerva, nuk do të të nervozoj më shumë, nuk do nxehem shumë kur të bësh lojëra me Cocon. Ky është premtimi më i vështirë por do mundohem ta mbaj, të premtoj që do filloj të shoh Interin me ty.