“Unë nuk humbur asnjë garë në jetën time”-kështu deklaroi në mënyrë të përsëritur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 6 marsit, duke shtuar se janë të manipuluara njësoj si ato të 25 prillit.
I pyetur se përse nuk jep dorëheqjen kur ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje të pjesshme lokale, Basha u shpreh i vendosur në reformimin e thellë të partisë dhe për t’i dalë ballë regjimit të kryeministrit Rama.
Ai tha se pjesmarrja 30% e votuesve në këtë proces zgjedhor tregon se shqiptarët kanë humbur besimin te vota dhe se Partia Demokratike do u rikthejë shpresën.
Pjesë nga deklarata
Basha: Duke nisur nga PD, nuk kam ardhur të flas për procedura…
Nuk është koha as për të ikur përgjegjësive, jetojmë në një vend ku janë asgjësuar zgjedhjet me 25 prill, ne kemi pasur sulme të shumëfishta. Përgjigjia jonë është një revoltë akoma më e thellë.
Edhe ata që nuk janë pjesë e PD do jenë pjesë e vendimarrjes dhe kështu do u japim njerëzve vizion e shpresë, beteja që kemi është e vështirë. Po investohet kundër interesit politik, asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë, jemi në shërbim të shqiptarëve.
Kemi mëkatet tona dhe pse kemi 8 vite që i bëjmë ballë regjimit të Ramës, me atë që ndodhi dje duhet një reformim i thellë.
Do dëgjojmë njerëzit, këshillat dhe aspiratat e tyre dhe do bëjmë gjithcka që një orë e më parë këto zgjidhje ti kthejmë në realitet.
-Jemi në një situatë anormale, në bashkitë e tilla që kanë vende vakante për shkak të dekriminalizimit, dhe pjesmarrja e ulët tregon se shqiptarët s’kanë besim te vota.
Kur 30% merr pjesë në votime do të thotë që shpresa ka humbur! Votuesit që kanë qëndruar në shtëpi është mesazh i fortë.
Pyetje: Si do e mundni Ramën me këto rezultate, a jeni ju shpresa e demokratëve?
Basha: Këta me para korrupsioni largojnë qytetarët nga procesi i votimit, unë lexoj sot dhe ka kohë për konkluzion.
Qartë dhe shkurt, do kemi një reformë zgjedhore me politikanë të zgjedhur nga vota e tyre dhe që PD të jetë hapësira ku ata shprehin aspiratat e tyre.
Këto janë faktet, bandat janë përfshirë, ka marrë pjesë vetëm administrata në zgjedhje, është braktisur votimi në 6 mars.
Administrata e Shkodrës janë 30%, ku është 70%, ku janë qytetarët e asaj zone?
Dëgjoni analizën, faktet janë kokëforta.
Pyetje:Si rrini pas 6 humbjeve radhazi? A e dini që keni dalë forcë e tretë?!
Basha: Unë s’kam humbur asnjë garë në jetën time, trekëndëshi i Bermudës do e kthejë këtë betejë në personale.