Don Xhoni ishte i ftuari i parë i Luana Vjollcës në premierën e “Zemër Luana”.
Ai u vendos në një sfidë të quajtur “Rrota VIP”, ku përballë iu shfaqën disa prej reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës. Me këtë kohë Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjet.
Për Finem u shpreh se është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.
Për Noizyn u shpreh se ka respekt dhe historia mes tyre është njëjtë si me Finem, nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.
Gjithashtu zbuloi se edhe me Mozzik nuk është zënë edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale apo edhe pas bashkëpunimit me Loredanën, ish-partnere e Mozzik. Ai u shpreh se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë, flasin në telefon jo në Instagram.
Ndërkohë për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom, u shpreh se ai vetë është më shumë “Don” se reperi në fjalë