Gjatë qëndrimit në rulotë me Efin, Kejvina i ka treguar një histori shokuese.
Ajo ka treguar se ish-partneri i viteve më parë e ka dhunuar aq rëndë, sa e ka bërë për spital vetëm pse kishte hedhur një foto në Facebook.
“Ishte atëherë kur ishte koha e facebookut. Kisha hedhur një foto në facebook publike, po foto normale po e kisha hedh publike…ai “pse e ke hedh foton publike”. Zemra jo të rrafme…ishte dy metra, me muskuj, me grushta…nuk pyeste fare, donte të më vriste. Ndalonte vetëm kur filloja të qaja dhe më merrej fryma. Unë isha e gjakosur, po vinte ambulanca, ta kisha denoncuar ai nuk kishte dalë më nga burgu. Unë për turp, e di ti si ne, them “jo, jo” dhe ky me të madhe ma bënte mua “Mos harro se unë do dal, ke vëllain”, ka rrëfyer Kejvina.