erion veliaj ajola xoxa

Të dhëna të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet ndaj dosjes “Veliaj-Xoxa”, që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes së SPAK, Gent Sula, biznesmeni i pregeruar i Veliajt,  ka siguruar një ashensor të dedikuar vetëm për çiftin Veliaj te Kodra e Diellit, me qëllim që të mos përziheshin me banorët e tjerë të ndërtesës, ku Erioni dhe Ajola jetonin në një ndërtesë dy katëshe.

Në denoncimin e bërë nga Nesti Angoni thuhet se Erion Veliaj ka përfituar dy vila nga Gent Sula, në Qerret. Njëra nga vilat, me një vlerë prej 500 mijë euro, është shembur për të ndërtuar një shesh të gjelbër, dhe të gjitha punimet janë realizuar nga Ujësjellës Kanalizime Kavajë.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve ka të bëjë me sekuestrimin e 95 mijë eurove në kasafortën e Ajola Xoxës. Sipas hetimeve, pjesa më e madhe e parave të sekuestruara ishte në prerje 500 euro dhe ato ishin mykur.

Ky zhvillim ka ngjallur shumë pyetje dhe ka shtuar shqetësime për korrupsionin dhe lidhjet e mundshme midis funksionarëve të lartë dhe biznesmenëve. Hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë çështje të ndërlikuar. /gazetajone