I shoqëruar nga oficereët e policisë, pasi prej muajsh mbahet në arrest shtëpie, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako mbërriti në Prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja, ku ndër të tjra akuzohet për krim zgjedhor.
Nga hetimet e SPAK rezulton se njerëz të krimit të organizuar kanë ndikuar tek zyrtarë socialist në Durrës që emri I Jurgis Cyrbjas, të ishte në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të qarkut Durrës për zgjedhjet Parlamentare të 2021.
Në komunikimet e mes të shumëkërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Cyrbja si dhe mes ish-deoutetit dhe Edmond Kocit I ekzekutuar në 2021 përmendet dhe emri I Dakos.
Për këtë arsye, ish-kryebashkiaku dha shpjegime para hetuesve për afro 40 minuta. Në dalje të SPAK ai tha se nuk mund të bënte asnjë koment.
Jurgis Cyrbja po hetohet nën masën e arrestit me burg për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit si dhe nxerrrje të sekretit shtetëror, pasi dyshohet të ketë informuar të shumëkërkuarin Altin hajri i cili është në kërkim për rrembimin dhe zhdukjen e Jan prengës si dhe pjesëtarët e klanit kriminal Farruku për aksionet e policisë. /gazetajone