bankat

Banka Kombëtare Tregtare e njohur si BKT, Procredit dhe RaiffesenBank janë identifikuar në dosjen e prokurorisë në skandalin e vjedhjes së afro 40 milion eurove nga qytetarët nëpërmjet skemës së MikroKredive.

Weblajm ka publikuar dosjen ku thuhet se në BKT 11 mijë llogari kryesisht të pagave të qytetarëve janë sekuestruar.

SPAK ka pranuar tashmë këtë dosje nga Prokuroria e Tiranës dhe pritet shumë shpejt të vijohet me veprime konkrete si arreste dhe sekuestro të aseteve në vlerën e abuzimit të ndodhur në një dekadë.

Kjo skemë rezultom e ngritur nga MCA dhe Final dy kompani në hetim.

DOSJA në SPAK/ BKT, Raiffeisen dhe Procredit, tre BANKA në AFERËN

Pjesë nga dosja për BKT

Qytetarët jane imponuar qe përmes llogarive të sekuestruara bankare ( vetëm në BKT mëshumë se 11,000 llogari bankare tsekuestruara vitin e fundit,) sidomos llogaripage (t? cilat janë mbajtur pa afat tesekuestrura), apo përmes sekuestrimit tëpronave t? paluajtshme, pa asnjë mundësi perpërballimin jetesës së përditshme, janë shtrënguar për të marrë kredi të reja, “për t? ristrukturuar të vjetrën” apo p?r të paguar detyrime në vlera të fryra..

Ndërsa ProcreditBank dhe Raiffesen Bank ka patur një marrëdhënie preferienciale me MCA e cila ka blerë aty kredit e pashlyera.

DOSJA në SPAK/ BKT, Raiffeisen dhe Procredit, tre BANKA në AFERËN

Pjesë nga dosja:

Institucioni financiar MCA ka ceduar për të blerë në formë portofoli me qindra-mij?ra kredi nga bankat e nivelit të dytë,veçanërisht nga “Raiffeisen” dhe ‘ProCredit Bank’ duke i v?në në ekzekutim vet?m n?p?rmjet 3 shoq?rive p?rmbarimore t? cituara m? sipër dhe duke bashk?punuar me ish-përmbaruesit e këtyre shoqërive sipas nj? skeme të p?rcaktuar, nështrëngimin e debitorëve për marrjen e kredive të reja për të shlyer detyrimet e kusht?zuara nga proceset p?rmbarimore.

Në materialin e siguruar nga weblajm.com thuhet se qytetarëve jo vetëm su hiqej sekuestro pasi shlyenin borxhet por vijohej ende me skemën e bllokimit.

30 milion euro në 2023!

ix. Edhe pas kalimit të pronave me vlera të konsiderueshme në pronësi të shoqërisë MCA dhe Final, detyrimet e qytetarëve ndaj MCA dhe Final jo vetëm nuk janë shuar, por ata vazhdojnë të jenë debitorë, ndaj shoqërive MCA dhe Final, llogaritë e tyre bankare dhe prona të tjera vazhdojnë të jenë të sekuestruara, apo vazhdojnë veprimet përmbarimore, pra pas kalimit të pronësisë, vendosen sekuestro për pasuri të tjera.

10. Sipas informacionit të marrë nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, që administron aktualisht shoqërinë MCA dhe Final, rezulton se shoqëria MCA të ketë realizuar 2,992,382,782.00 lekë të ardhura deri në fund të vitit 2023 (30 milion Euro vetëm nga mbledhja e detyrimeve të konsideruar si borxh i keq), ndërsa shoqëria Final 679, 629,625 (rreth 6,8 milion Euro – detyrimeve të konsideruara si borxh i keq).

11. Në përfitimin e paligjshëm të sipërcituar nuk është përfshirë vlera e pasurive të kaluara në pronësi të MCA dhe Final me ankande tërësisht fiktive, sipas vendimit të përmbaruesit për kalimin e pronësisë. Për shkak të numrit shumë të lartë nuk është arritur akoma të përcaktohet në mënyrë të saktë numri i pasurive të paluajtëshme të humbura nga qytetarët në ankade fiktive por sipas informacioni të marrë nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, numri i pronave është rreth 1700 pasuri të paluajtëshme.

Në këtë dosje është përfshire dhe rasti i të ndjerit Pal Trashaj vetëflijuar në derën e SPAK./Weblajm