
Aktori Jul Deda ka publikuar ditën e sotme në Instagramin e tij një video ku shfaqet një dragua mbi qytetin e Tiranës. Këtë video ai e ka bërë për të krahasuar dragoin me Erion Veliajn duke treguar se ai ka shkatërruar kryeqytetin.
“8 vite në 8 seconda”, shrkuan Deda.
pak dite me pare, me një shënim në Facebook, Deda shkruan se Veliaj është modeli më i keq i administratorit të një qyteti.
Reagimi i Julian Dedës:
Shoku Erion, i fundit që duhet të flasësh për Tiranën je ti.
E ke kthyer qytetin në pluhur dhe zhurmë. Ta shohësh nga lart duken vetëm dy ngjyra të vdekura gri dhe një kafe e shpëlarë. Jo vetëm nuk duket asgjë jeshile, por as të kaltër s’ka më, se edhe liqeni është nxire.
E sakatove këtë qytet dhe për këtë do marrësh shpërblimin e merituar nga qytetarët, gjithmonë nëse piktori do të të ri-kandidojë, se mesa shohim të ka zëvendësuar me Belën.
Tirana jote është ku thërret qameti, ti do mbahesh mend si lloji me i shëmtuar i administratorit të një qyteti, pasi e vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove qytetin.
Nejse, bej qejf edhe pak z.lepurush, pas zgjedhjeve do mbash përgjegjësinë që të takon…!