Përpara disa vitesh mund të keni parë shpesh, postime të Xhensilës dhe Drilonës së bashku në Instagram, madje edhe të partnerëve të tyre përkatës.
Megjithatë, gjatë vitit 2018 e deri më sot, dy çiftet nuk u panë më bashkë, të paktën në rrjetet sociale dhe më pas, nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin as në Instagram.
Si për ta konfirmuar edhe më shumë, miqësinë e prishur, Drilona duket se po thumbon Xhensilën me postimin e fundit.
Në një foto, ajo ka vendosur këngën “Copycat” me një tekst që pak a shumë thotë:
“Kopjace, po përpiqesh të kopjosh stilin tim…”
Në një tjetër postim, ku Drilona duket sikur po bën gërsheta flokët e të bijës, ajo shkruan:
“Kur e vogla do të bëhet si e madhja. Come to mama të të mësojmë si bëhen gërshetat dhe ku t’i bëjmë.”
Gjejeni kush ka bërë gërsheta të ngjashme me ato të Drilonës (dhe shumë vajzave të tjera të shoëbiz-it në fakt)? Po, Xhensila.