Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe përpjekjeve të vendit për të frenuar bandat kriminale, por edhe situatës politike dhe skandaleve në vend ku është lakuar emri i kryeministrit Edi Rama.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale. Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së”, shkruan Financial Times në një artikull të botuar mëngjesin e sotëm me autor Marton Dunai.