Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të mbaj koncert në Tiranë më 28 nëntor. Me anë të një postimi në Instagram, Dua është shprehur se ky do të jetë koncerti i fundit i turit “Future Nostalgia”. Ky koncert do të mbahet në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”,thekson Dua.
Ndërkohë që në 6 shtator po të këtij viti në Tiranë ka bërë koncert edhe një tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.