Në rrjet kanë qarkulluar lajme të ndryshme për martesën e Ilir Shaqirit. Balerini ka vendosur të zhvillojë një ceremoni në bregdet dhe kjo ka ngjallur shumë interes te publiku që padyshim është kurioz për detajet e dasmës.
Ai dhe Emanuela do ta zhvillojnë dasmën këtë të shtunë, në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.
Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.
Foton e parë e zbuloi vetë balerini i cili shtrirë në një shezlong në plazh mbishkroi: “Tu prit krushqit” bashkangjitur me emojin e dy bretkosave dhe një gorille.