Në një bashkëbisedim me studentët në Universitetin e Shkodrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi këtë të enjte se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për çështjen “McGonigal”, që në janar të vitit 2022.
Dumani u shpreh se prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO-s, varen nga integriteti i tyre, por ka raste ku mund të jesh i pavarur dhe të flirtosh me politikë.
“Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera, por në fund të ditës gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtarëve. Mund të jesh i pavarur por mund të zgjedhësh të flirtosh me pushtetin apo politikën”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi gjatë ditës së sotme, se Prokuroria po kryen hetime gjithëpërfshirëse, ku nuk përjashtohen as zyrtarët më të lartë të vendit, ndërsa shtoi se mund të ketë prokurorë që flirtojnë me pushtetin.