474780431_643764164666973_8351159763368815813_n

Durrësi është një nga zonat më të prekura të reshjeve të 24-orëve të fundit që kanë prekur vendin.

Niveli i ujit në disa lagje ka arritur në pikën kritike. Por duket se autoritetet janë kujtuar sot për pastrimin e kanaleve, teksa një eskavator ka ndërhyrë për të pastruar kanalin kryesor të qytetit, sot kur qyteti është duke u përmbytur.

 

Si paraqitet gjendja në disa pjesë të Durrësit?

Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.