Psikologia Denata Toçe ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi të martën në Vidhishtë të Roskovecit ku Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvar.
Por ajo që tronditi më tej opinionin publik ishte nusja e autorit e cila është filmuar nga mediat teksa lan gjakun në korridorin e shtëpisë dhe flet me një qetësi sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Toçe ka komentuar pikërisht për këtë sjellje gjatë emisionit “Opinion” ku tha se vjehrra në këtë rast është bashkëpunëtore e bashkëshortit të saj.
“Ajo nuk e ka për herë të parë dhunën në familje. Ajo ka qenë në kërcënime, ma merr mendja, edhe në kërcënim për jetën në mënyrë të vazhduar. Në fakt, po ta shikojmë historinë në makro, gruaja është personi i cili është në bashkëvrasje mendoj unë. Është një person në bashkëpunim me bashkëshortin. Mos harrojmë se në konfliktin mes dy palëve, janë palët vjehrrë dhe vjehrrë-nuse. Janë të dy që kanë qarë hallet dhe kanë diskutuar problematikën e nuses. Se nuk pashë që vjehrra të mund të ishte në opozitë me historinë. Ajo madje del në oponencë të nuses, thotë që nuk e duronim më. Pra një person që na e kishte sjellë në majë të hundës. Pra ajo në një farë mënyrë vihet në pozicionin e bashkëpunueses në këtë rast, pra presionit që ka ushtruar dhe ajo përveç pjesës tjetër të shoqërisë. Ajo konfirmoi, dhe mentaliteti aty legjitimon krimin. Ajo thotë aty atë që legjitimon sjelljen e saj”, tha psikologia.