Dy atentate mafioze kanë ndodhur Brenda pesë ditësh në kryeqytet, të dyja ngjarjet të mbetura pa autor.
Në orët e vona të 13 nëntorit, biznesmeni Eduart Reçi u vra në një atentat misterioz në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
52-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori. Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH. Para disa kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi. Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.
Pa kaluar ende java, 28-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks.
Viktima është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.
Ai u qëllua me armë me silenciator, ndërsa në spital është dërguar nga miqtë e tij.
Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve. Këta të fundit janë në arrati, ndërsa ngjarja ende nuk është zbardhur. /gazetajonë