Në orët e para të mëngjesit, në Bilisht, një makinë e tipit “Benz” është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, makina është në përdorim nga shtetasja Deizi Arapi, banuese në Bilisht. Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.
“Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip ‘Benz’, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Më herët shtetasja është arrestuar për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja Dezi Arapi, bashkë me motrën e saj, Xhesikën, në orët e para të mëngjesit kanë dalë me makinë në qytet duke fyer qytetarët që kalonin në rrugë. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe me policinë, duke e kundërshtuar me dhunë.