
Kristina Baki është përplasur së fundmi me një ndjekëse e cila e ka akuzuar për operacione plastike. “E bëre dhe ti gjoksin”, i ka shkruar ajo në disa foto ku modelja shfaqet me rrobabanjo.
“Po ma bëri goca dhe mua”, i është përgjigjur Kristina, duke treguar se gjidhënia ka ndikuar, mirëpo ndjekësja nuk është bindur. “Bravo gocës tënde, për punën e harkuar dhe ndarjen në mes..të na lërë një orar se ia merrka dhe Rezartës”, i ka shkruar ajo.
“Aha, kodra pas bregut. Po më vika keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes”, ia ka mbylur modelja.