Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, vetëm tre ditë pas dhunës masive në Krujë, ku u përfshinë të afërm të ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shpreh falënderimet për Çuçin dhe në të njëjtën kohë i uron Taulant Ballën për detyrën e re.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama.