Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur pak më shumë për projektin e tij të fundit, një këngë të titulluar “Tomahawk”. Si ka lindur e gjithë gjëja dhe kur pritet të dalë këngë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
“Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres emailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet”, tha ai.
Por jo vetëm kaq, pasi ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ka folur edhe rreth raporteve të tij me ish-banorët e tjerë.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”, tha Brama.
Ndërsa i pyetur se si e ka me Ilir Shaqirin, koreografi i njohur tha:
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”.