-640-0-640-0-erion-brace-792-1742042302

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nuk i del e keqja për vendin që i dhanë në listën e hapur të PS në Tiranë dhe është i vetmi që e shpreh publikisht këtë.

Dhe mesa duket Braçe e ka me disa ministra, që sipas tij flenë dhe vegjetojnë pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë.

“Do e bëjmë duke luftuar fort, akoma me fort pa pyetur me për ministra qe flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë te mendohen pa bere asgjë e duke lenë fshatin nen goditje! Është beteja qe i kam kushtuar jetën” – shprehet Braçe.

Ndonëse ndërtimet në Tiranë dhe zhdukjen e hapësirave të gjebërta janë bërë gjatë qeverisjes së partisë ku bën pjesë, në reagimin e tij deputeti i PS nuk kursen kritikat as për betonizimin e Tiranës. Sipas tij ritmi i betonit po zhduk vëmendjen nga zonat rurale të kryeqytetit.

“Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevojë për fshatin; ne nuk mund t’i zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevojë që fshati të prodhojë ushqim të freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevojë të importojë që t’i japë tokë betonit” – thotë ai.

Kitikat e Erion Braçes për paaftësinë e disa ministrave dhe betonizimin e Tiranës janë mëse të drejta, por paksa me vonesë. Më mirë do ishte sikur të ngrinte zërin edhe kur nuk ka fushatë zgjedhore, apo kur nuk diskutohen emra kandidatësh për deputet, pasi denoncimet janë më të besueshe kur bëhen pa efekt zhgënjimi personal. /gazetajone