“E lindur dhe e shkolluar jashtë, si vajza braktisi Gjermaninë për dashurinë”: Lala jep detajet nga dhunimi i 28-vjeçares nga Gleard Gusholli
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga rasti i 28-vjeçares, e cila u mbajt peng dhe u dhunua nga i dashuri i saj për më shumë se një javë. Ajo tha se vajza ishte një shtetase shqiptare e cila kishte lindur dhe ishte shkolluar në Gjermani, ku punonte në një spital si infermiere. Në vendin e punës ajo i dha ndihmë një bashkëkombasi shqiptar, Gleard Gusholli, i cili më pas u bë dhe i dashuri saj, personi që e dhunoi.
Sipas gazetares, 28-vjeçarja vendosi të braktiste jetën në Gjermani dhe të zhvendosej në Tiranë me shpresën për të ndërtuar një familje, por që hasi në dhunën barbare të 31-vjeçarit.
“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi.
Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën se do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjetoi dhunë barbare. Përjetoi situata të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të të përdor videot intime”, tha Lala në një intervistë televizive.