YouTube-ri britanik Teddy Grey ka hedhur së fundmi akuza edhe ndaj një tjetër figure publike, Arta Elezaj. Grey i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, është bërë së fundmi qendra e vëmendjes në rrjetet sociale pasi publikoi foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro.
Ai ka publikuar sot foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruan: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.
Megjithatë, YouTube-ri nuk ka publikuar të tjera postime lidhur me Elezajn dhe akuzat ndaj saj.
Arta Nitaj ka vendosur të heshtë, ndërsa iu është adresuar në thashethemeve në mënyrë indirekte në një postim në Story ku ka bërë share një status.
“Niveli i moskokçarjes që kam arritur është i rrezikshëm”, shkruhet në postim, të cilin modelja e ka shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjesi”, dhe një emoji duke buzëqeshur.
YouTube-ri britanik postoi fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Mesazhet e publikuara:
-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.
-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që vlogeri britanik ka publikuar.