Fifi dhe Big Mama ishin mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës. Dy këngëtaret u bënë pjesë e një loje gjatë së cilës duhet t’u pantomimonin skuadrës së tyre fjalë të ndryshme nëpërmjet një xhami.
Në fund të lojës, Fifi dhe Bigu i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në buzë.
Kujtojmë se në rrjet po përflitet se Fifi dhe partneri i saj Adisi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë pasi këngëtarja është në pritje të ëmbël. Megjithatë, vetë dyshja nuk kanë reaguar ende.