
Dea Mishel i tregoi mëngjesin e sotëm Teas, se ajo kishte parë në ëndërr Amosin. Ajo u shpreh se po e përjeton shumë largimin e tij, ndërsa u përlot duke folur për Amosin.
“Kam gjithë natën që shoh ëndrra sikur s’është më. Ëndrrat i kam të frikshme. Zgjohem natën dhe qaj nga ëndrrat. Se ç’pashë një ëndërr të çuditshme sikur erdhi këtu te krevati dhe i thashë pse je akoma këtu brenda. Duhet të kisha ikur tha dhe u zhduk. Pastaj më doli në korridor…”, tregoi Dea me lot në sy.
Tea nga ana tjetër i tha se ajo thjesht është tronditur nga largimi i tij.