Një person është raportuar sikur është gjetur i pajetë në Elbasan mbrëmjen e sotme. Mësohet se personi është gjetur në një prej pallateve pranë zonës së shkollës “Qamil Guranjaku” në qytetin e Elbasanit.
Por pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës, u zbulua se personit thjesht i kishte rënë të fikët dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.