
Luljeta Preza, gruaja që shihni në foto është 32-vjeçarja që mëngjesin e djeshëm u gjet e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës.32-vjeçarja që thuhet se ishte punonjëse seksi humbi jetën për shkak të plagëve të marra me thikë.
Në trupin e saj kishte shumë shenja dhune dhe plagë në bark dhe gjoks.Preza dyshohet se është përdhunuar dhe më pas vrarë nga persona ende të paidentifikuar. Ajo mbijetonte duke shitur trupin e saj dhe me ato para pastaj blinte drogë dhe ushqime rruge.
Së fundmi ajo kishte filluar të kishte probleme me lëvizjen pasi thoshte se një makinë e kishte përplasur, por kurrë nuk shkoi në spital për të marrë vesh problemin që kishte. Në media thuhet se 32-vjeçaren e shfrytëzonin të gjithë, jo vetëm tutori që e rrihte dhe i kërkonte para. Në lidhje me vrasjen e saj deri më tani janë shoqëruar 17 persona por ende nuk dihet kush është autori.