
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, me pasojë vdekjen e një gruaje.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi A. T., 25 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të cilët po ecnin në këmbë.
Për rjehdojë të plagëve të marra mësohet se gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Sakaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedural.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.