![IMG_8649](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_8649.jpeg)
Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Ngjarja e rëndë u shënua në Sirolo të Italisë, ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar shqiptar.
Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i tij.
I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Viktima është identifikuar si Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.