Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Mallakastër. Dy burra, 33-vjeçari Bledar Begu dhe 38-vjeçari Besnik Veliaj, duke pastruar një pus në fshatin Lofkënd, kanë rënë brenda.
Ata u transportuan në spital, por fatkeqësisht 33-vjeçari nuk mbijetoi. Policia njofton gjitjashtu se dëmtime ka marrë edhe punonjësi i zjarrfikëses që nxorri dy burrat nga pusi.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.
Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.