Një adoleshente shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze në Greqi. 17-vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.
Mediat greke raportojnë se vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë. Pasi humbi ndjenjat, babai e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj, ndërsa nuk dihet identiteti i saj.